Besëlidhja Shqiptare

Karrigia është bosh.

Protesta nuk shitet. Shqipëria nuk shitet.

Karrigia mbetet bosh derisa shqiptarët të vendosin kush ka të drejtë të flasë në emrin e tyre.

Rama ik. Kod i ri zgjedhor. Paratë publike kthehen. Shteti çlirohet. Shqiptarët vendosin.

5 Pikat

Minimumi për një Shqipëri që nuk kapet më peng.

Lexoji pikat dhe firmos nëse je dakord.

  1. Rama ik. Qeveri tranzitore.

    Edi Rama duhet të largohet dhe vendi të shkojë drejt një mandati të ri shqiptar, pa kapje partie dhe pa pazar të vjetër.

  2. Kod i ri zgjedhor. Fund marrëveshjes së 2008.

    Duhet garë e barabartë, lista të hapura dhe hapësirë reale për alternativa të reja.

  3. Hetim, drejtësi, sekuestrim.

    Zyrtarët, oligarkët dhe bashkëpunëtorët që kanë abuzuar me pushtetin duhet të hetohen; pasuritë e korrupsionit t'u kthehen shqiptarëve.

  4. Shteti t'u kthehet shqiptarëve.

    Administrata, drejtësia, policia, mediat, prona publike dhe institucionet nuk janë pronë partie, oligarkësh apo patronazhistësh.

  5. Shqiptarët vendosin. Referendum për vendimet e mëdha.

    Vendimet për Kushtetutën, sistemin zgjedhor, pronën publike dhe pasuritë strategjike kërkojnë kontroll shqiptar.

Firma të regjistruara

shqiptarë janë bashkuar me Besëlidhjen

Shto zërin tënd.

Nëse je dakord me 5 Pikat, firmos dhe zgjidh nëse emri yt shfaqet publikisht apo mbetet anonim.

Voto

Zgjidh një temë kryesore.

Cila çështje duhet të jetë në qendër të vëmendjes tani?

Nuk e sheh temën?

Njerëz

Kë do të doje të shihje si zë publik në këtë lëvizje?

Propozo një emër

Po ngarkohen emrat e propozuar…

Shpërndaje

Unë firmosa Karrigen Bosh.

Protesta nuk shitet. Shqipëria nuk shitet.